LINDJE

Foto; Cleveland Cavaliers
LeBron James, më i miri i muajit në Lindje
1 December, 2017 @23:09
Pasi e kaloi muajin me një mesatare prej 28 pikëve, 8.2 kërcimeve e 8.2 asistimeve, LeBron James është shpallur ‘Lojtari i muajit nëntor’ në Konferencën Lindore.
James kaloi një muaj mjaft të mirë me skuadrën e Cleveland Cavaliers, duke u ngjitur dukshëm në tabelën e Konferencës Lindore pas startit jo aq të mirë të sezonit, e kjo bëri që epiteti i më të mirit të muajit t’i takonte ‘Mbretit’.
Pas 22 ndeshjeve, Clevelandi ndodhet në vendin e tretë në Lindje me 15 fitore e 7 humbje.