STATS

Steph Curry, gjuajtësi më i mirë në histori?
2 December, 2017 @12:06
Në fitoren e shënuar mbrëmë ndaj Orlandos, Steph Curry ka rënë në sy me një tjetër ngjitje në aspektin personal.
Steph mbrëmë e ka kaluar Jason Kiddin në listën e lojtarëve me më së shumti trepikësha të shënuar në histori të NBA-së, ndërsa ajo që bie në sy është se kur shikohet lista e ‘shuterëve’ më të mirë në histori, shihet se Curry bën pjesë në atë listë edhe pse ka afro 800 ndeshje më pak të zhvilluara se lojtarët e tjerë që janë pjesë e kësaj liste.
Nëse ky ritëm i Curryt vazhdon, shumë shpejt ai mund ta kalojë vendin e parë, që mbahet nga legjenda Ray Allen. Gjithashtu, nëse marrim parasysh raportin mes ndeshjeve të zhvilluara dhe tresheve të realizuara, mund të thuhet që Curry është nëse jo më i miri, një nga gjuajtësit më të mirë për tri pikë në histori të basketbollit.
Më poshtë është paraqitur lista e top9 lojtarëve me më së shumti treshe të shënuara në NBA: