MAGIC - WARRIORS

Foto: nba.com
Warriors me rekord asistime mposht Orlandon
2 December, 2017 @9:56
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, e mposhti Orlando Magicun me rezultat 133-112.
Duke i bërë 46 asistime në mënyrë ekipore, Warriorsat arritën shifrën më të lartë të asistimeve në këtë stinor.
Skuadra e trajnerit Steve Kerr, gjatë gjithë lojës ishte në epërsi, derisa më të dalluarit ishin Klay Thompson me 27, Kevin Durant me 25 dhe Stephen Curry me 23 pikë.
Te Orlando, më i miri ishte Aaron Gordon me 29 pikë.
Golden State Warriors, aktualisht ka bilanc prej 17 fitoreve e 6 humbjeve dhe gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore.