CSKA - BARCELONA

Foto; Euroleague
CSKA mposht Barcelonën, e qetë në krye
1 December, 2017 @23:24
Me fitoren e CSKA Moskës është mbyllur dueli i sontëm mes CSKA-së dhe Barcelonës, duel ky që u zhvillua në kryeqytetin rus.
Skuadra ruse, aktualisht lidere e Euroleagues, ishte më e mirë e mirë se ajo spanjolle gjatë gjithë ndeshjes, me përjashtim të çerekut të parë, i cili ishte i barabartë, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 92-78.
Më i dalluari te CSKA sonte ishte Clyburn me 22 pikë, kurse te Barcelona u veçuan Seraphin dhe Heurtel me nga 11 pikë secili.
Kjo fitore bën që CSKA të mbetet në krye të Euroleagues me 8 fitore e 2 humbje pas 10 xhirove, kurse Barcelona në anën tjetër ndodhet në vendin e dhjetë me 4 fitore e 6 humbje.