PERËNDIM

James Harden, lojtari i muajit në Perëndim
1 December, 2017 @23:14
James Harden është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në Konferencën Perëndimore në NBA.
Ylli i Houston Rockets u bë lojtari i parë që arriti 600 pikë personale këtë sezon në NBA, ndërsa kjo statistikë bashkë me faktin që Houston momentalisht është në vendin e parë në Konferencën Perëndimore, bëri që ky çmim të shkojë për ‘The Beard’.
Deri më tash, Houstoni ka 17 fitore e 4 humbje dhe prin në Konferencën e Perëndimit para skuadrave si GSW e Spurs.