DUELI I RADHËS I XHIROS XI

Graph.: KBPrishtina/fb
Prishtina pa Dardanin pret Trepçën
2 December, 2017 @10:33
Skuadra e Sigal Prishtinës sot do të zhvillojë ndeshjen e parë të saj të stinorit pa Dardan Berishën në ekip, pasi që ky u largua ditë më parë te CEZ Nymburk. Borozani.com
Sigal Prishtina sot pret Trepçën, që ka sjellë muajin e kaluar dy amerikanë në skuadër dhe ka marë pak financa, sa për tu këndellur.
Mirëpo, bardhekaltërit vendas pa dyshim presin vazhdimin e serisë fitoreve në Superligë, duke pasur parasysh përvojën dhe lojtarët në dispozicion.
Dueli nis në ora 17:00 dhe i takon xhiros së XI të Superligës, derisa Prishtina me ekip do të jetë me mendje te ndeshja e radhës në FIBA Europe Cup dhe atë vendimtare, ndaj Demir Insaatit, që luhet mesjavën që vjen.