PARA NDESHJES SË DYTË

Dueli i dytë i Dardanit, sonte
2 December, 2017 @11:30
Dardan Berisha që debutoi parmbrëmë për ekipin e tij të ri, CEZ Nymburk, sot do të dalë në duelin e radhës në NBL të Çekisë.
Ekipi i Dardanit, është mysafir i skuadrës Jindrichuv Hradec, që është i fundit në klasifikim në elitën çeke dhe nuk ka shijuar fitoren ende.
Derisa Nymburk, për të cilët kapiteni i reprezentacionit të Kosovës debutoi me 11 pikë, është lider me bilanc 8-0, Jindrichuv Hradec është i fundit me bilanc 0-9.
Ndeshja luhet prej orës 18:00 sonte.