PARA NDESHJES BOREA - KERASANI

Dueli i skuadrave me pikë të barabarta
3 December, 2017 @11:58
Me fillim nga ora 19:00, sot në Pejë përballen mes vete Borea e Kerasan Prishtina.
Pas 10 xhirove të luajtura, të dyja këto skuadra kanë nga 12 pikë dhe ndodhen në fund të tabelës, derisa një fitore e mundshme sot i mundëson secilës prej tyre ngjitje mbi Trepçën në tabelë.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e skuadrës pejane, fitore kjo që ishte e para për Borean në Superligë.