BOREA-KERASAN
Kerasani mposht Borean
3 December, 2017 @21:02
Kerasan Prishtina ka arritur edhe fitoren e tretë të stinorit në Superligë, në njërin ndër stinorët që po del të jetë më i suksesshmi për ekipin e ri prishtinas.
Epërsia e krijuar në çerek të parë të ndeshjes, është treguar të jetë vendimtare për Kerasanin që po drejtohet nga Dritëro Sefaja, 20-32.
Më pas përkundër se Borea bëri gjithçka për të shkrirë epërsinë po edhe për të fituar, deri në minutën e fundit kjo nuk u arrit dhe kështu prishtinasit dolën triumfues në Karagaç, me dallim 3 pikë, 89-92.
30 pikë, 8 asistime e 7 kërcime i ka shënuar Alban Latifaj për Kerasanin në fitore, ndërsa Kujtim Sadiku ka shtuar 25 pikë e 6 kërcime e Rinor Ahmeti 23 pikë, 8 kërcime në këtë fitore të madhe të ekipit.
Te ekipi i ri pejan, 29 pikët e Sami Hajzerit bashkë me 10 asistime e 9 kërcime, si dhe 20 pikët e 5 asistimet e Shpend Gashit nuk mjaftuan për të ndalë Kerasanin.
Kjo ka qenë fitorja e tretë për Kerasanin këtë stinor që tash ka bilanc 3-8, ndërsa Borea ka bilanc 2-9.