PRISHTINA - VUSHTRRIA

Prishtina shkel Vushtrrinë
3 December, 2017 @23:33
Vashat e Prishtinës, e deklasuan skuadrën e Vushtrrisë, duke e mposhtur me 65 pikë epërsi 104-39.
Gjatë gjithë ndeshjes Prishtina ishte në epërsi, derisa më të dalluarat ishin Irma Konjusha, Besjana Martinaj dhe Era Shatri.
Prishtina ka bilanc prej 8 fitoreve e një humbje dhe e përfunduan stinorin vjeshtor si lidere në Ligën e Femrave, derisa Vushtrria gjendet në fund të tabelës me 9 humbje pas po aq xhirove të zhvilluara.