REPREZENTACIONET FEMRA DHE MESHKUJ
Kosova-Bullgaria, miqësore
18 January, 2016 @14:40
Fundjavën që vjen, grupmoshat e reja të përfaqësueses së Kosovës U-16 do të zhvillojnë ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët nga Bullgaria.
“Më 22 dhe 23 Janar Përfaqësueset U16 të Kosovës (meshkuj/femra) do t’i zhvillojnë secila nga dy ndeshje miqësore me Përfaqësueset U16 të Bullgarisë (meshkuj/femra),” ka bërë të ditur FBK-ja sot.
Derisa Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve në korrik të vitit të kaluar ka debutuar në gara evropiane, për femrat kjo është hera e parë që do ta bëjnë një gjë të tillë në korrik të këtij viti.
Më poshtë janë listat e Kosovës U16 në të dyja konkurrencat, të cilat janë të vlefshme vetëm për miqësoret me Bullgarinë, pasi më pas FBK-ja do të vazhdoj me grumbullimet e gjëra në këto kategori deri në përzgjedhjen përfundimtare, e cila pritet të bëhet pak kohë para zhvillimit të Kampionateve Evropiane në Divizionet gjegjëse, B dhe C, ka shkruar FBK-ja në njoftimin e saj.
Kosova U16 – Meshkujt
1. Arb Daku
2. Ilir Shala
3. Edonis Devolli
4. Rron Uka
5. Amer Muharremi
6. Dardan Isufi
7. Edision Gashi
8. Almir Berisha
9. Andi Vrapçani
10. Deniz Simnica
11. Erjon Qarkagjia
12. Dardan Kapiti
13. Dren Kllokoqi
14. Baton Dervishi
15. Engjëll Ramaj
Kosova U16 – Femrat
1. Melisa Ibrahimi
2. Verona Aliu
3. Ergita Dema
4. Florentina Karavidaj
5. Diellza Kryeziu
6. Besjana Martinaj
7. Leona Rexhepi
8. Yllka Berisha
9. Lorina Shkreli
10. Denisa Hyseni
11. Agnesa Rrahmani
12. Fjolla Ajeti