Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FT: DANIMARKA - KOSOVA

Eliminohet Kosova, demolohet nga Danimarka në pjesë të dytë

Eliminohet Kosova, demolohet nga Danimarka në pjesë të dytë


30 June, 2022 @20:50

Ka përfunduar aventura e Kosovës në parakualifikime për Eurobasket 2025.

Dardanët përkundër disa sinjaleve pozitive në pjesë të parë dhe përkundër se ishin afër të barazojnë rezultatin kah cereku i dytë, ranë drastikisht nga loja në pjesë të dytë për tu mposhtur turpshëm nga Danimarka dhe për të mbyllur këto parakualifikime me humbjen e tretë dhe pa gjasa për kalim tutje të grupit.

Danimarka, gjithmonë serioze në lojë me kapacitetet që kishte, nuk lejonte befasi në asnjë moment, ndërsa Kosova në pjesë të dytë u pa se nuk është as afër arritjes së qëllimit, për tu mposhtur thellë 105 - 71 [26-19, 20-17, 30-17, 29-18].

Kevin Larsen ishte më efikasi te Danimarka me 20 pikë të shënuara, ndërsa lojën e kreu me double-double pasi bëri edhe 10 kërcime. Leonardo Carlino dha 14, ndërsa Jonas Zohore 13 pikë të tjera.

Te Kosova me nga 17 pikë, më efikasit ishin Dardan Berisha e Drilon Hajrizi. Dardani bëri edhe 7 asistime, ndërsa humbi 8 topa! Driloni shtoi katër kërcime, e humbi 4 topa.

Ndërkaq Amin Hot, që debutoi te Kosova dha 10 pikë, për të qenë lojtari i tretë në ekip që arriti pikë dyshifrore.

GRUPI C:

1. Norvegjia 2-1
2. Danimarka 2-1
3. Kosova 1-3

Në ndeshjen e fundit të grupit, Norvegjia e Danimarka do të luftojnë për pozitën e parë.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga