MIQËSORET E PARA
Kosova në miqësore ndaj Austrisë dhe Sllovakisë
11 July, 2017 @12:36
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të udhëtojë për në Austri e Sllovaki për të zhvilluar miqësore me këto dy vende, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet drejt “Kina 2019”.
Edhe Austria e Sllovakia janë ekipe që do të marrin pjesë në parakualifikime, prandaj Kosova do të mësojë nga afër nivelin e kundërshtarëve në këtë fazë, ndërsa në grup ka kundërshtarë si IRJ Maqedonia dhe Estonia.
Miqësoret në fjalë do të jenë një rast i mirë për selektorin e ri të Kosovës, Brad Greenberg, që të shoh nivelin e ekipit përfaqësues para ndeshjeve kualifikuese.
Orari i ndeshjeve është bërë i ditur nga FBK, ndërsa më 14 korrik reprezentacioni do të arrijë në Austri. Me 15 korrik zhvillohet ndeshja ndaj Austrisë në Kapfenberg, ndërsa më 19 korrik në Bratisllavë ndaj Sllovakisë.