Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAMA VENDOSET PAS VAZHDIMEVE

Kosova-Shqipëria, fituesi përcaktohet në vazhdime

Foto: FIBA

Kosova-Shqipëria, fituesi përcaktohet në vazhdime


13 July, 2022 @22:54

Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në Sezai Surroi sonte, derisa Kosova dhe Shqipëria në grumposhat deri në moshën 16-vjeçare dhanë një lojë të mirë dhe dramatike në fund, për tu përcaktuar fituesi vetëm pas vazhdimeve.

Përballja e dytë e Grupit A në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit C i takoi Kosovës U16, që në vazhdime triumfoi ndaj Shqipërisë U16 me rezultat të përgjithshëm 71-65 [16-14, 11-18, 23-16, 14-16, 7-1].

Niman Demiraj ka shkëlqyer te Kosova U16 sonte, duke shënuar 21 pikë e 12 kërcime në fitore, ndërsa 20 pikë e 6 kërcime i bëri Yll Kastrati për fitoren e ekipit të drejtuar nga Valentin Spaqi.

Te kuqezinjtë, Oresti Simo ishte më i dalluari duke shënuar 16 pikë në ndeshje, ndërsa Leonso Këri dhe Viktorio Hida dhanë nga 11 pikë që nuk mjaftuan për më tepër.

Derisa Kosova U16 me këtë fitore bën bilansin 2-0 në Grupin A, Shqipëria pësoi për herë të parë dhe tash ka bilans 1-1.

Nesër, Kosova luan ndaj San Marinos, ndërsa Shqipëria ndaj Maltës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18