EURO U-16, SAN MARINO 2015, DIV.C

BOROZANI/D.S.
Kosova U-16 ndaj Maltës kërkon finalen
9 July, 2015 @12:45
Përfaqësuesja e Kosovës ka përfunduar Grupin B në vend të parë me tre fitore të thella ndaj kundërshtarëve si Gjibraltari, Monako dhe Uellsi.
Me tre fitore nga tre ndeshje, skuadra e drejtuar nga Chris Dial, ka përfunduar Grupin B në vend të parë dhe do të luaj në gjysmëfinale të këtij europiani ndaj Maltës, që ka përfunduar në vend të dytë të Grupit A.
Ndeshja ndaj Maltës luhet nesër me fillim në ora 17:00, ku Kosova U-16 do të ketë punë për të arritur finalen e këtij europiani, ku po debutojmë.