Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALTA 28-80 KOSOVA

Kosova U16 nis evropianin në Prizren me fitore 50+ dallim!

Fotot: FBK

Kosova U16 nis evropianin në Prizren me fitore 50+ dallim!


13 July, 2022 @1:37

Basketbollistët deri në moshën 16-vjecare të Kosovës kanë nisur furishëm Kampionatin Evropian të Divizionit C, duke shënuar fitore jashtëzakonisht të thellë mbrëmë ndaj Maltës në Sezai Surroi të Prizrenit.

Kjo është hera e parë që FBK ka deleguar një organizim të tillë në Prizren, ndërsa basketbollistët e drejtuar nga Valentin Spaqi dhe ndihmësi i tij Driton Obërtinca kanë arritur që të kënaqin shikuesit e pranishëm dhe drejtuesit e skuadrave tjera, për shkak të hapjes zyrtare, me një fitore të jashtëzakonshme, Malta 28-80 Kosova!

Maltezët në asnjë çerek nuk kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore, ndërsa sipas periudhave Kosova mori lojën 7-29, 9-12, 8-17, 4-22.

Sejar Rama me 14 pikë ka qenë më efikasi te Kosova, ndërsa nga 13 sosh shënuan Niman Demiraj dhe Mal Syla. Ky i fundit bëri edhe 9 kërcime në ndeshje.

Ben Basha luajti me 8 pikë e 11 kërcime, ndërsa numrin më të madh të asistimeve te Kosova U16 e bëri Yll Kastrati, që postoi 7 herë topin për shënim te bashkëlojtarët.

Valentin Spaqi

Spaqi i dha mundësi secilit lojtar të Kosovës U16 të provojë minutat në një lojë të tillë, pasi që Malta U16 që në fillim u pa se s’është e nivelit të të rinjve Dardanë.

Pas kësaj fitoreje, Kosova U16 ndeshet të mërkurën mbrëma ndaj Shqipërisë U16 në përballjen që nis prej orës 20:30 në Sezai Surroi.

Yll Kastrati

Pos Maltës, në grup janë edhe San Marinoja, të cilën kuqezinjtë e mposhtën 50-43 të martën dhe pritet që Kosova e Shqipëria të luftojnë për vendin e parë në Grupin A, për të marrë kundërshtar më të lehtë në gjysmëfinale të garës nga Grupi B, ku bëjnë pjesë Andorra 1-0, Gjibraltari 1-0, Moldavia 0-1 dhe Armenia 0-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18