Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET U18 - DIVIZIONI B

Kosova U18 mposhtet nga Bosnja, e mbyllë grupin pa fitore

Foto: FIBA

Kosova U18 mposhtet nga Bosnja, e mbyllë grupin pa fitore


3 August, 2022 @17:51

Sot Kosova U18 ka pësuar humbje nga Bosnja & Hercegovina U18 në ndeshjen e fundit të grupeve të Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Ndeshjen e sotme boshnjakët e fituan me rezultat 58-90 (11:23, 14:24, 16:23, 17:20).

Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grup, Kosova e mbyllë grupin me 5 humbje dhe pa asnjë fitore, e tash do ta garojë për vendet 17-22 të Kampionatit.

Sa i përket ndeshjes së sontme ndaj Bosnjës, më i dalluari ishte Bardh Istrefi me plot 33 pikë e 11 kërcime, ndërkohë që asnjë lojtar tjetër i Kosovës nuk shënoi pikë dyshifrore.

Kujtojmë që përveç Bosnjës U18, në këtë grup me Kosovën ishin edhe Holanda, Gjeorgjia, Bullgaria dhe Norvegjia.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja