EURO U-20/ DIV B
Mbyllin evropianin pa fitore
18 July, 2018 @16:33
Kosova U20, edhe në ndeshjen e fundit të grupit, të zhvilluar sot kundër Polonisë, në kuadër të Kampionatit Europian të Divizionit B, ka pësuar humbje me rezultat 71-53.
Kosova në 5 minutat e para në çerekun e parë, me mbrojtje të mirë nuk e lejoi kundërshtarin të shënoi pikë, por polakët në fund e ngushtuan epërsinë dhe e përfunduan çerekun me rezultat 15-12 në favor të tyre.
Në çerekun e dytë Polonia u këndell, ku e zgjeroi epërsinë dhe e mbylli pjesën e parë me rezultat 33-21.
Polonia deri në fund të ndeshjes nuk e lëshoi epërsinë dhe e mposhti Kosovën me rezultat 71-53.
Më të dalluarit te Kosova ishin Muhamedali Janjeva me 13 pikë dhe Etnik Peci me 10 pikë të tjera.
Kosova tani do të luaj ndeshjet për vendin e 17-22, për të përcaktuar renditjen përfundimtare në këtë kampionat.
TABELA E GRUPIT D:
1 | Polonia | 4 fitore | 0 humbje | |
2 | Finlanda | 3 fitore | 1 humbje | |
3 | Portugalia | 1 fitore | 2 humbje | |
4 | Gjeorgjia | 1 fitore | 2 humbje | |
5 | Kosova | 0 fitore | 4 humbje |