KOSOVA U20 - GJEORGJIA U20
Kosova U20 mposhtet pas vazhdimeve
14 July, 2018 @17:12
Në kuadër të kampionatit europian U20 të divizionit B, Kosova e nisi me humbje ndaj Gjeorgjisë, ku u mposhtën pas vazhdimeve me rezultat 81-77.
Kosova pjesën e parë e mbylli në diavantazh me rezultat 31-36, por në pjesën e dytë me lojë të mirë kaloi në epërsi, ndërsa pas 4 çerekëve rezultati ishte i barabartë 68-68.
Ndërsa në vazhdime, pas disa gabimeve në sekondat e fundit, Kosova nuk arriti ta mposht kundërshtarin dhe kështu përfundoi ndeshja 81-77 në favor të Gjeorgjisë.
Te Kosova, më i miri ishte Valon Bunjaku, i cili luajti me double-double, 28 pikë e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Muhamedali Janjeva me 24 dhe Edmond Kyreziu me 10 pikë të tjera.
Kosova ndeshjen e dytë do ta luaj nesër kundër Finlandës në ora 19:30.