SHORTI I BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE
Prishtina mëson emrat e kundërshtarëve
11 July, 2018 @13:50
Skuadra e Sigal Prishtinës, që do të garojë në Ligë të Kampionëve të basketbollit këtë stinor, ka mësuar sot pas shortit rrugën që duhet kaluar drejt fazës grupore të saj.
Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve (Basketball Champions League) Sigal Prishtina do të ndeshet me ekipin holandez, Donar Groningen.
Ndeshja e parë luhet në Prishtinë më 20 shtator, ndërsa e kthimit në Holandë më 22 shtator.
Nëse e kalon këtë rival, Prishtina do të pres fituesin e duelit Fribourg Olympic (ZVICËR) - Aytodor Saratov (RUSI), në raundin e dytë kualifikues.
Duelet e raundit të dytë kualifikues do të zhvillohen më 25 e 28 shtator.
Ndërsa në raundin e tretë kualifikues, nëse kalohen dy pengesat e para, Sigal Prishtina do të ndeshet me ekipin turk, Sakarya Buyuksehir. Këto duele janë paraparë të zhvillohen më 1 dhe 4 tetor 2018.
Pas kësaj, ekipi do të futet në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë nga 6 ekipe dhe luajnë ndeshje brenda-jashtë për të çuar 4 të parat në raundin e playoffit.