SPANOULIS
Nënshkrimi i parë nën Blattin
3 July, 2018 @14:42
Olympiacosi ka bërë lëvizjen e parë në afatin kalimtar të lojtarëve pasi që emëroi David Blattin trajner të skuadrës.
Superylli veteran i ekipit, Vassilis Spanoulis, ka nënshkruar kontratë edhe për një vjet me ekipin. Ai është 35 vjeç, 193cm i gjatë ndërsa ka fituar dy herë titullin evropian me Olympiacosin (2012 & 2013).
Për më tepër, Spanoulis është lider historik i Euroligës në basketboll, duke qenë i pari në asistime për të gjitha kohërat [1287 asistime], gjuajtjet e lira të shënuara [1000 gjuajtje të lira të shënuara] dhe faulime të pësuara [1367 herë është fauluar].
Spanoulis është gjithashtu i dyti në top-listën e koshashënuesve më të mirë në Euroligë [3736 pikë] si dhe i katërti më i mirë në histori për tre pikë të shënuara [410 trepikëshe].