DAIRIS BERTANS
Vazhdon me Milanon
2 July, 2018 @14:34
Olimpia Milano ka vazhduar kontratën edhe për një vjet me letonezin Dairis Bertans, i cili sezonin e fundit e kompletoi sezonin e parë me klubin italian.
Bertans në sezonin e kaluar në EuroLigë kishte një mesatare prej 7.1 pikëve dhe 1.4 asistimeve në 28 ndeshjet që i luajti.
Bertans i njohur si një shuter me përqindje të lartë, në këtë sezon shënoi 45 treshe me përqindje saktësie 40.9%.
Bertans më parë ka luajtur për këto ekipe: Valmiera, ASK Riga, Ventsplis, VEF Riga, Bilbao dhe Darussafaka. Gjithashtu ai është anëtar i kombëtarës së Letonisë.