BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE
Rruga e vështirë e Sigal Prishtinës
9 July, 2018 @17:31
Liga e Kampionëve në basketboll, ka publikuar tashmë rrjedhën e garave dhe ekipet të renditura sipas raundeve kualifikuese për të arritur deri në stinorin e rregullt.
Sigal Prishtina, do të duhet të kalojë tre faza kualifikuese për të arritur në fazën grupore, që parashihet të jetë tepër vështirë.
FAZA E PARË KUALIFIKUESE
Në rrugëtimin e saj, rivalin e të cilit do të kuptojë të mërkurën më 11 korrik, Sigal Prishtina do të ketë punë me njërën nga këto skuadra: AEK Larnaca (CYP), Aris (GRE), Avtodor Saratov (RUS), Bakken Bears (DEN), CSM Oradea (ROU), Dinamo Tbilisi (GEO), Donar Groningen (NED), FC Porto (POR), Fribourg Olympic (SUI), Hapoel Tel Aviv (ISR), Karhu Basket Kauhajoki (FIN), Leicester Riders (GBR), Lukoil Levski (BUL), Movistar Estudiantes (ESP), Nizhny Novgorod (RUS), Norrköping Dolphins (SWE), Polski Cukier Torun (POL), Proximus Spirou Charleroi (BEL), Red October Cantù (ITA), Siauliai (LTU), Szolnoki Olaj (HUN), Telenet Giants Antwerp (BEL) dhe Tsmoki Minsk (BLR).
Në rast se kalon kundërshtarin që i bjen në short (nga të lartëcekurat), Sigal Prishtina në raundin e dytë kualifikues do të ketë njërin nga ekipet tjera të kualifikuara (nga të lartëcekurat).
FAZA E TRETË KUALIFIKUESE
Pra, nga 24 skuadra në rrethin e parë kualifikues, në rrethin e dytë do të kalojnë 12. Ato 12 do të ndeshen mes veti dhe 6 të kualifikuarat do të kalojnë në rrethin e tretë, ku do t’i presin njëra nga këto ekipe: JIP Pardubice (CZE), Lietkabelis Panevezys (LTU), medi Bayreuth (GER), Nanterre 92 (FRA), Sakarya Buyuksehir (TUR), UCAM Murcia (ESP).
E nëse kalohet edhe ky raund kualifikues (i treti), atëherë 6 ekipet e kualifikuara do t’i bashkangjiten 26 ekipeve të kualifikura direkt në fazën grupore për t’ia nisur garës në stinorin e rregullt.
KUSH ËSHTË DIREKT I KUALIFIKUAR?
Në fazën grupore ekipet që duhet të kalojnë kualifikimet i presin: AEK (GRE), Anwil Wloclawek (POL), Banvit (TUR), Besiktas Sompo Japan (TUR), Brose Baskets Bamberg (GER), CEZ Nymburk (CZE), Eskisehir Basket (TUR), Hapoel Jerusalem (ISR), Hapoel UNET Holon (ISR), Iberostar Tenerife (ESP), JDA Dijon Basket (FRA), Le Mans Sarthe Basket (FRA), MHP Riesen Ludwigsburg (GER), Montakit Fuenlabrada (ESP), Neptunas Klaipeda (LTU), Oostende (BEL), Opava (CZE), PAOK (GRE), Petrol Olimpija (SLO), Promitheas Patras (GRE), Segafredo Virtus Bologna (ITA), Sidigas Avellino (ITA), SIG Strasbourg (FRA), Telekom Baskets Bonn (GER), Umana Reyer Venezia Mestre (ITA), Ventspils (LAT).