Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EPOKA E RE NË MANCHESTER

Arritja e Ruben Amorimit në “Carrington”

Arritja e Ruben Amorimit në “Carrington”


12 November, 2024 @21:19

Rreth orës dy pasdite, me atë angleze, trajneri i ri Ruben Amorim arriti në ndërtesën e ekipit të parë të meshkujve të Manchester Unitedit. Posa kishte dalë nga makina, ai bëri shaka duke thënë se është befasuar me motin e mirë sot në Manchester, ndërsa fillimisht u takua me shefin ekzekutiv Omar Berrada, drejtorin sportiv Dan Ashworth dhe drejtorin teknik Jason Wilcox.

Manchester United mezi pret epokën e re në klub me portugezin që ka bërë mrekulli me Sportingun e Lisbonës, ndërsa marrëdhëniet e mira të ekipit nga “Old Traffod” me këtë klub portugez datojnë qysh moti.

Pasi që u fut thuajse në secilën zyre dhe u takua me stafin e gjerë që punojnë brenda klubit, ai veçse ka filluar të ulet dhe duke shfletuar orarin për ndeshjen e radhës, ku ekipin e tij të ri e pret dueli ndaj Ipswich Townit. Këta të fundit, fitoren e parë e arritën në fundjavën që e lamë pas, ndaj Tottenhamit, ndërsa aty luan edhe reprzentuesi kosovar, Arijanet Muric. Por, pasi që ndeshja do të luhet pas periudhës së ndeshjeve të reprezentacioneve në kuadër të Ligës së Kombeve, ka kohë për tu menduar.

Atë e pret një detyrë e vështirë. Siç e përshkroi faqja zyrtare e Manchester United: nga trajneri asistent, në të përkohshëm e pastaj në kryetrajner për tu bërë kampion i Portugalisë - drejt e në njërën ndër detyrat e mëdha të futbollit botëror. Këndelljen e Unitedit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League