FINLANDA U20 - KOSOVA U20
Maxhuni shkëlqen, Finlanda mposht Kosovën
15 July, 2018 @22:08
Përfaqësuesja e Kosovës U20, në ndeshjen e dytë në kuadër të kampionatit europian të divizionit B, u deklasua nga Finlanda me rezultat të thellë 84-45.
Finlandezët që nga fillimi i ndeshjes nuk e lëshuan epërsinë dhe e kaluan një ndeshje shumë të lehtë ndaj Kosovës.
Fakti interesant i ndeshjes ishte se koshashënuesi më i mirë i Finlandës ishte Edon Maxhuni, i cili ka prejardhje nga Kosova. Ai luajti me 18 pikë e 3 asistime dhe ishte më i miri i skuadrës.
Ndërsa te Kosova u dalluan, Atik Koshi me 13 pikë dhe Etnik Peci me 11 pikë të tjera.
Kosova aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Grupin D me pesë skuadra, ndërsa ndeshjen e tretë do të zhvillon më 17 korrik në ora 19:30, kundër Portugalisë.
Pas 2 ndeshjeve të para në Grupin D të Evropianit në Divizionin B, Kosova ka 2 humbje. Duelet e mbetura të Kosovës në këtë grup janë ndaj Portugalisë që ka bilanc 0-2, dhe Polonisë që ka bilanc 3-0 aktualisht.