NGA MEDIAT E HUAJA
Krenohen me trajnerin e Prishtinës
4 March, 2016 @13:57
Mediat qipriote kanë lëvduar punën e trajnerit qipriot të Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, me ekipin e tij. Ata e kanë quajtur mrekulli punën e trajnerit në fjalë, ndërsa kanë numëruar edhe serinë e fitoreve të ekipit bardhekaltër prej se Constantinides mori drejtimin e saj.
“Sigal Prishtina vazhdon që të bëj mrekulli me Tony Constantinidesin që po drejton këtë ekip,” ka shkruar ndër të tjera Cyprus Basket sot.
Constantinides ende nuk ka pësuar humbje si trajner i Prishtinës prej se ka marrë këtë detyrë. Seria e bardhekaltërve aktualisht është 15 fitore nga 15 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.