DOMINIC ARTIS - I KOSOVËS

Dominic Artis - Fotot: CholetBasket/ fb
Kush është i natyralizuari i gjashtë i Kosovës, Dominic Artis
14 June, 2023 @16:33
Basketbollisti amerikan 29-vjeçar Dominic Artis është lojtar i ri i Kosovës. Për të u mësua sot, pasi që FBK shpalli listën e lojtarëve të ftuar nga selektori i ri i Kosovës Rami Hadar.
Para izraelitit Hadar, Kosovën e drejtonte greku Christos Marmarinos.
EKIPET KU KA BËRË KARRIERË
Artis që aktualisht është lojtar i ekipit francez Cholet Basket është 191 centimetra i gjatë dhe luan në elitën e basketbollit francez. Ai më parë ka luajtur edhe për ekipe si Igokea, Pesaro, Dabrowa Gornicza, Olimpija dhe Kolossos Rodou.
Ai së fundi ka qenë njëri ndër lojtarët me mesatare më të mirë të pikëve të shënuara në LNB PRO A, duke qenë i shtati në TOP-10 me 16.3 pikë për ndeshje mesatarisht.
I GJASHTI TE KOSOVA
Pos tyre, ai ka kryer stinorin e rregullt edhe me 3.5 asistime për ndeshje dhe 3 kërcime për ndeshje, derisa ekipi kishte përfunduar stinorin në pozitën e shtatë të LNB PRO A, ku garojnë 18 ekipe, ndërsa tetë të parat shkojnë në playoff. Ai luan në pozitat 1 dhe 2, ndërsa bëhet basketbollisti i gjashtë i natyralizuar në listën e lojtarëve që janë bërë të Kosovës prej se FBK u pranua në FIBA, pas Justin Doellman, Scott Bamforth, Shawn Jones, Divine Myles dhe Malcolm Armstead.
Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025. Ndeshjen e parë Kosova e luan në shtëpi më 19 korrik, ku e pret Zvicrën, pastaj luan dy ndeshje jashtë më 26 korrik ndaj Danimarkës dhe me Zvicrën më 29 korrik. Ciklin para kualifikues Kosova e mbyll në shtëpi më 5 gusht, ku është nikoqire e Danimarkës.
TË FTUARIT NGA HADAR
Dominic ARTIS,
Valon BUNJAKU,
Dardan BERISHA,
Mikaile TMUSIC,
Altin MORINA,
Musab MALA,
Arian QALLAKU,
Drilon HAJRIZI,
Erjon KASTRATI,
Meriton ISMAILI,
Rron UKAJ,
Muhamedali JANJEVA,
Lis SHOSHI,
Gëzim MORINA,
Dardan KAPITI,
Fisnik RUGOVA,
Shëndrit LLAPI.
Kosova këtë vit për herë të parë ndeshjet në shtëpi do t’i zhvillojë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.◼️