NDRYSHIMET NË NBA
Lajm i mirë për dashamirë të NBA-së
14 July, 2017 @22:33
Kryetari i NBA-së, Adam Silver, para stinorit 2017/18, po përgatitet të bëjë disa ndryshime.
Ndryshimi që do ti gëzojë basketbolldashësit jashtë Amerikës, do të jetë kohëzgjatja e ndeshjes.
Time-Out’at në NBA do të kufizohen, më parë skuadrat kishin të drejtë të marrin nëntë Time-Out’a, ndërsa tash numri do të zbritet në shtatë. Time-Out’a 20 dhe 90 sekondëshe nuk do të ketë më, të gjithat do të bëhen 75 sekonda.
Përpara, në 3 minutat e fundit të ndeshjes, Time-Out’at ishin pa limit, ndërsa tani kanë të drejtë skuadrat t’i kenë vetëm dy sosh.