NË DATA TJERA!

Nga ndeshja Bashkimi-Levski e nëntorit të vitit 2017/ Foto: TOPSPORTI/ AP.
Levskit i shtyhen ndeshjet ndaj ekipeve të Kosovës!
21 December, 2022 @1:52
BIBL ka bërë të ditur se skuadrës bullgare Levski, i janë shtyer ndeshjet në Kosovë dhe Mal të Zi.
Ndeshjet që kanë qenë të planifikuara të zhvillohen në Podgoricë, Prizren e Pejë janë shtyer! Ekipi bullgar kishte planifikuar të vinte me datën 4 janar 2023 në Podgoricë, ndërsa më pas të vazhdonte me datën 5 në Prizren e me 7 në Pejë.
Mirëpo, siç thuhet në njoftimin e BIBL, për shumicën e ekipeve të ligës këto janë ditë pushimi/festash, që ka qenë edhe arsyeja pse janë shtyer këto ndeshje.
Me këtë, BIBL ka bërë të ditur se viti 2022 do të përfundojë me ndeshjen e 29 dhjetorit ku Peja pret ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva (të dyja skuadrat janë të pamposhtura deri sot në BIBL), ndërsa do të vazhdojë më 10 janar 2023.
Kurse për ndeshjet e Levskit ndaj Milenijumit, Bashkimit e Pejës - do të vendoset më vonë.