PËRFAQËSUESJA
Lista e të ftuarve, shtohet një emër i ri
20 November, 2018 @16:03
Është publikuar lista e gjerë e të ftuarve nga Damir Mulaomerovic për ndeshjet që përfaqësuesja seniore e Kosovës në basketboll i zhvillon këtë fundvit.
Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë, ndeshje këto të vlefshme për fazën parakualifikuese drejt Eurobasket 2021.
PARAKUALIFIKIMET - TABELAT DHE ORARI
Ajo që bie në sy nga lista e të ftuarve është amerikani i natyralizuar Malcolm Armstead, për të cilin kjo është ftesa e parë në përfaqësuesen e Kosovës. Armstead, i gjatë 189 centimetra, luan në pozitën e playmaker-it, ndërsa aktualisht është anëtar i skuadrës turke Büyükçekmece, e cila garon në Superligën e Turqisë. Më parë, ai ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme evropiane si Krka (Slloveni), Avtodor Saratov (Rusi), AEK Athens (Greqi), Istanbul BB (Turqi), Yeşilgiresun Belediye (Turqi), Neptūnas (Lituani) dhe Rethymno Cretan Kings (Greqi).
Lista e gjerë e Kosovës:
1. Dardan Berisha (kapiten)
2. Fisnik Rugova
3. Lis Shoshi
4. Gëzim Morina
5. Meriton Ismaili
6. Ergin Grosha
7. Leonard Mekaj
8. Valon Bunjaku
9. Andi Shehu
10. Rron Ukaj
11. Altin Morina
12. Mikaile Tmusic
13. Muhamedali Janjeva
14. Malcolm Armstead