E KALUARA E DHIMBSHME
Bashkimi publikon dënimet e reja nga BAT
19 November, 2018 @22:36
Pas rastit të njohur të basketbollistit Eric Palm, tashmë Bashkimit i janë ngarkuar edhe dy dënime tjera nga Tribunali i Basketbollit, BAT.
Kroati Ljubo Samadan dhe bullgari Aleksandar Gruev, janë basketbollistët e radhës që kanë fituar rastin ndaj KB Bashkimit dhe tashmë klubi është i obliguar të paguajë dënimet ndaj tyre.
Në total, shifra që duhet paguar Bashkimi është afro 70 mijë euro, saktë: 68 mijë e 652 euro.
Krejt kjo falë mospagesave të disa rrogave ndaj basketbollistëve nga kryesia e kaluar e ekipit.
Samadan ka pasur dy rroga të papaguara, 4 mijë e 600 euro; ndërsa Gruev dy rroga, 5 mijë euro. E tash pas përmbledhjes së borxheve dhe kamatave shifra që duhet paguar Bashkimi Samadanin ka arritur në 22 mijë e 470 euro, ndërsa Gruevin 32 mijë e 670 euro.
Mëposhtë, shikoni njoftimin e plotë të Bashkimit, ndërsa mesazhi i klubit ka përfunduar me fjalët: “Shpresojmë që mos te ketë raste të tjera të këtij lloji, përndryshe klubin e presin vite shumë të vështira. Këtë duhet ta mbajnë në supe sot lojtarët, kryesia dhe fansat, ndërsa ata që e sollën në këtë gjendje, krenohen me arritjet.”