PRISHTINA - BOREA
Një ndeshje e zakonshme për Prishtinën
18 November, 2018 @20:33
Performanca fenomenale e Prishtinës vazhdoi edhe në ndeshjen hapëse të xhiros X kundër Boreas.
Nënkampioni i Kosovës e mposhti skuadrën pejane me rezultat 82-59.
Që nga fillimi i ndeshjes deri në fund, skuadra e trajnerit Damir Mulaomerivic ishte në epërsi për ta vazhduar serinë perfekte.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte talenti prizrenas Valon Bunjaku, i cili luajti me 14 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Dardan Berisha me 13 pikë dhe nga Khalid Boukichou me 12 pikë e 11 kërcime.
Te Borea u dalluan Beqë Kovaçi me 16 pikë, 8 asistime e 7 kërcime dhe Patrick Wrencher me 12 pikë e 15 kërcime.
Prishtina gjendet në krye të tabelës me nëntë fitore e asnjë humbje, ndërsa kjo ishte humbja e shtatë në dhjetë ndeshjet e zhvilluara për Borean.