ROCKETS - WARRIORS
Houston deklason kampionin
16 November, 2018 @10:26
Skuadra nga Teksasi, Houston Rockets, e mposhti bindshëm kampionin aktual të NBA-së, Golden State Warriors, me rezultat 107-86.
Te Houstoni pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte James Harden me 27 pikë. Ai u ndihmua edhe nga James Ennis me 19 pikë dhe Eric Gorndon me 17 pikë të tjera.
Në anën tjetër, Kevin Durant ishte më i miri me 20 pikë, derisa munguan përsëri yjet Stephen Curry dhe DeMarcus Cousins për shkak të lëndimeve.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Houstonin dhe e shtata në total, aq sa ka edhe humbje në bilancin e tij, ndërsa për Warriorsat kjo ishte humbja e katërt e stinorit krahas 12 fitoreve që i kanë dhe gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.