OLYMPIACOS - FENERBAHCE
Fenerbahçe fiton derbin në Greqi
15 November, 2018 @23:12
Ndeshja e javës në Euroleague ndërmjet Olympiacosit dhe Fenerbahçes, përfundoi me plot emocione në fund.
Nënkampioni i Euroleagues, Fenerbahçe, e mposhti kundërshtarin me rezulat të ngushtë 72-73, derisa Olympiacosi e kishte rastin për ta fituar ndeshjen përmes Nikola Mulutinov, por ky i fundit nuk arriti të shënojë nga afërsia dhe kështu gjigandi grek e humbi ndeshjen.
Feneri në këtë ndeshje doli pa yllin çek Jan Vesely, i cili nuk udhëtoi në Greqi për arsye familjare, ndërsa më i dalluari te skuadra turke ishte Kostas Sloukas.
Sloukas kundër ish-ekipit të tij luajti me 20 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Nikola Kalinic me 16 pikë të tjera.
Te Olympiacosu u dallua Kostas Papanikolaou me 18 pikë.
Fenerbahça pas shtatë xhirove të zhvilluara ka vetëm një humbje e gjashtë fitore, ndërsa Olympiacosi ka bilanc prej 3 fitoreve e 4 humbjeve.