LIPJANI - PRISHTINA
Prishtina stërvitet kundër Lipjanit
16 November, 2018 @20:42
Nënkampioni i Superligës, Prishtina, me lehtësi e kaloi pengesën e Lipjanit, duke e mposhtur me rezultat 51-90.
Prishtina filloi furishëm takimin me një seri prej 23-0, kurse pësoi vetëm gjashtë pikë në çerekun e parë.
Dominimi i Prishtinës vazhdoi deri në fund të ndeshjes, ku pa telashe e regjistroi fitoren e radhës.
18 vjeçari, Meriton Ismaili, ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina me 18 pikë të shënuara, derisa u ndihmua edhe nga AJ Davis me 18 pikë dhe Denis Kristenian, i cili luajti me double-double prej 14 pikëve e 11 kërcimeve.
Te Lipjani i vetmi që luajti me pikë dyshifrore ishte Fisnik Juniku me 10 pikë të shënuara.
Prishtina me tetë fitore e asnjë humbje gjendet në krye të tabelës, ndërsa Lipjani në fund të tabelës ka bilanc prej 1 fitoreve e 8 humbjeve.