RIKTHIMI
Lutz i lumtur me rikthimin në Pejë
23 August, 2015 @20:56
Danijel Lutz në konferencën e parë para stinorit të ri të Pejës është shprehur të jetë i lumtur për rikthimin në Pejë dhe ka premtuar se do t’i ndihmojë jo vetëm klubit të Pejës, por edhe qytetit.
“Jam i kënaqur që jam përsëri pjesë e Pejës dhe me dijen dhe me përvojën time do të mundohem t’i ndihmojë maksimalisht ekipit. E di çfarë rëndësie ka basketbolli në këtë qytet, ndërsa për mua ky ekip ka tifozët më të mirë në botë. Do të japim maksimumin që basketbolli këtu të kthehet në rrugën e duhur. Pa marrë parasysh karrierën time deri sot, kjo është sfida më e madhe për mua deri tani,” ka thënë ndër të tjera Lutz në këtë konferencë.
Lutz është rikthyer te Peja pas dy viteve mungesë. Ai ishte larguar nga ekipi për shkak arsyeve familjare atëherë, derisa Peja së fundi ka të fituar Kupën e Kosovës në basketboll dhe përballja e parë e saj do të jetë ndaj kampionit Sigal Prishtina në përballjen e Superkupës.
Lutz me vete ka sjellë edhe ish trajnerin e përfaqësueses U-16 të Kroacisë, Branimir Pavic, me të cilin pritet të riorganizojë basketbollin në krejt qytetin.