MANCHESTER UNITED

Foto: Sevilla
Manchester United vendos në verë për Kounde
9 March, 2021 @19:08
Manchester United pritet ta transferojë një mbrojtës gjatë afatit të verës. Njëri ndër emrat në listë është edhe mbrojtësi i talentuar i Sevilla, Jules Kounde.
Manchester United kishin shprehur interesim për të, por Sevilla ua ka bërë të qartë se për ta transferuar mbrojtësin e talentuar, duhet të paguajnë klauzolën e lirimit të tij, e cila është në vlerë prej 60 milionë eurosh.
Mediumi Goal shkruan se Djajtë e Kuq nuk kanë hequr dorë nga francezi, por do të marrin vendim në afatin e verës, nëse do ta transferojnë, ose jo.