1/8 E FINALES, FINLANDA - KROACIA

Markkanen 43p., Finlanda eliminon Kroacinë
11 September, 2022 @16:38
Finlanda ka arritur të bëj dallimin në çerekun e fundit të ndeshjes, për të arritur te tetëshja më e mirë e evropianit, duke e eliminuar Kroacinë pas lojës më të mirë të treguar në dhjetë-minutëshin e fundit të ndeshjes, për përfundimtaren Finlanda 94-86 Kroacia [20-21, 25-22, 22-27, 27-21].
Dueli ka qenë krejtësisht i barabartë deri në fund të çerekut të tretë të ndeshjes, ndërsa dallimi u bë në atë të fundit, kur Lauri Markkanen i vetëm mposhti kroatët.
Markkanen dha 43 pikë dhe bëri 9 kërcime në fitoren e madhe të finlandezëve, ndërsa pos tij në këtë ndeshje u dallua edhe Sasu Salin që shënoi 17 pikë. Edon Maxhuni kreu lojën me 16 pikë, ku shutoi 1/5 për tri pikë.
Kroacia e drejtuar nga ish-trajneri i Kosovës, Damir Mulaomerovic u dorëzua në fund, derisa Bojan Bogdanovic ishte më i dalluari për kah pikët e shënuara me 23 sosh.
Finlanda në çerekfinale do të ndeshet me Spanjën.