ALEKSANDAR JONCHEVSKI

Mbrojtja e fortë vendosi
10 December, 2022 @10:41
Trajneri i Trepçës, Aleksandar Jonchevski, pas arritjes së finales së Superkupës së Kosovës, në deklaratën dhënë pas ndeshjes ka thënë se mbrojtja ka qenë çelës i fitores së ekipit të tij ndaj Bashkimit në gjysmëfinale.
Trepça kaloi lehtë Bashkimin në ndeshje, ndërsa në finale do të ndeshet ndaj Prishtinës.
“Të gjithë lojtarët u pajtuan që të realizojmë ato gjëra për të cilat u morëm vesh para ndeshjes. Nuk ka pasur kohë për stërvitje fare, vetëm kemi biseduar dhe i dinim forcat tona. Mbrojtja ka qenë armë kryesore sonte, ndërsa ne kemi përmirësuar secilin lëshim të bërë me Bashkimin në atë ndeshjen e mëparshme që e luajtëm në Superligë,” ka thënë trajneri verimaqedonas i Trepçës pas ndeshjes.
Të dielën me fillim prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, Prishtina dhe Trepça do të luftojnë në finalen e madhe të Superkupës, për trofeun e fundit për këtë vit në kuadër të garave vendore të basketbollit.