Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE VENDIMTARJA: DANIMARKA - KOSOVA

Me gjithë vështirësitë, luajnë për fitore

Foto: FBK

Me gjithë vështirësitë, luajnë për fitore


30 June, 2022 @11:13

Sonte, me fillim prej orës 19:00 Kosova luan ndeshjen e fundit të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2025 dhe ndeshjen vendimtare.

Kosovës i duhet fitorja patjetër në këtë ndeshje, ndërsa lëndimet janë brenga kryesore e Christos Marmarinosit para kësaj ndeshjeje, pasi që ekipi dje në Kopenhagë ka pasur në dispozicion vetëm nëntë lojtarë të kompletuar 100%, derisa të tjerët kanë ndier dhimbje nga lëndimet e lehta që kanë pasur.

Kosova bën pjesë në Grupin C parakualifikues për Eurobasket 2025 dhe aktualisht ka një fitore dhe dy humbje. Dardanët janë mposhtur dy herë nga Norvegjia, ndërsa fitoren e vetme e kanë ndaj Danimarkës në Prishtinë.

Gjendja aktuale në tabelën e këtij grupi është:

1. Norvegjia 2-1
2. Kosova 1-2
3. Danimarka 1-1.

Pas kësaj ndeshjeje, vetëm edhe një ndeshje ka për tu zhvilluar, ku Norvegjia pret Danimarkën pas tri ditëve.

Marmarinos për këtë përballje nuk ka ftuar asnjë nga lojtarët amerikanë të natyralizuar të Kosovës dhe tashmë ekipi veçse ka filluar të ndiej mungesat e mëdha si Erjon Kastrati, Mikaile Tmusic, Valon Bunjaku, ndërsa në gjendje jo plotësisht të mirë janë edhe Meriton Ismaili e Gëzim Morina.

Më motivuesi nga lojtarët në deklaratat e dhëna para ndeshjes ka qenë pikërisht Gëzim Morina. Ai ka thënë se përkundër të gjithave, ata luajnë për të shënuar fitore atje.

“Natyrisht që në Danimarkë udhëtojmë me të vetmin synim fitore. Jemi të vetëdijshëm që Danimarka ka një ekip mjaft të mirë. Sipas të gjitha gjasave do të jetë një ekip krejt tjetër nga ai që kemi luajtur në Prishtinë sepse në lojën e parë më Danimarkën kanë pasur mjaft mungesa, por ne do ta bëjmë më të mirën dhe shpresoj që të kthemi nga Danimarka me fitore”, kishte thënë Morina për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja