Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Mendrit Ademi, lojtar i ri i Vëllaznimit

Mendrit Ademi, lojtar i ri i Vëllaznimit


4 October, 2021 @13:58

Basketbollisti që nisi karrierën te Vushtrria, Mendrit Ademi, është lojtar i ri i Vëllaznimit të Gjakovës.

Basketbollisti në fjalë në vitet e fundit bëri përvojë në Superligë, duke qenë pjesë e skuadrës prizrenase, KB Prizreni.

Ky është zyrtarizimi i dytë që bëri Vëllaznimi në dy ditët e fundit, pasi që mbrëmë zyrtarizoi edhe ish-lojtarin e Rahovecit, Bardhi Rexha.

Mendrit Ademi

Me këtë skuadra gjakovare që në stinorin e kaluar ra nga elita e basketbollit, bëhet fuqishëm ndër kandidatët kryesorë për të fituar Ligën e Parë dhe për t’iu rikthyer ekspres Superligës.

Sa i përket Ademit, ai ka qenë pjesë e Prizrenit në stinorin e kaluar në 23 ndeshje kampionale. Basketbollisti 21-vjeçar që luan në pozitat 1-2 dhe është i gjatë 187 centimetra, ka pasur 5 minuta mesatarisht për ndeshje, ku ka shënuar 0.8 pikë, 0.5 asistime e 0.4 kërcime për ndeshje.

Me Mendritin Vëllaznimi synon Superligën, derisa në njoftimin e lëshuar nga klubi është shkruar: “Pas suksesit me KB Prizreni, Mendriti vjen në Vëllaznim për të përforcuar pozitën 2. Ai është me perspektivë të lartë dhe ka ardhur për një qëllim, rikthimin në Superligë.”


 
Të gjitha lajmet nga