Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi zyrtarizon Bardhi Rexhën

Vëllaznimi zyrtarizon Bardhi Rexhën


3 October, 2021 @22:58

Basketbollisti i njohur i Rahovecit, Bardhi Rexha, është anëtar i ri i Vëllaznimit të Gjakovës.

Skuadra gjakovare para pak çastesh ka zyrtarizuar basketbollistin në fjalë si përforcim për edicionin e ri të garave në Ligë të Parë të basketbollit.

Rexha luan në pozitat 2-3, ndërsa para Vëllaznimit ka djersitur fanellën e vreshtarëve dhe të NewBasketit nga Prizreni. Lojtari në fjalë gjithashtu ka qenë pjesë e Kosovës në kualifikime të evropianit për 3x3 basketboll.

Bardhi Rexha @ Vellaznimi

Në sezonin e kaluar me Rahovecin, Rexha ka pasur 16 ndeshje të zhvilluara në Superligë ku ka pasur mesatare prej 3.1 pikëve për ndeshje, në 8.6 minuta lojë mesatarisht. Ai ka regjistruar gjithashtu edhe 2.3 kërcime për lojë si dhe 0.2 topa të rrëmbyer.

Rexha 193-centimetra i gjatë, i lindur në korrik të vitit 2001, këtë stinor çuditërisht nuk u angazhua nga ekipi i qytetit të tij dhe këtë e shfrytëzoi skuadra gjakovare, duke e marrë si përforcim për stinorin 2021/22.

Vëllaznimi në stinorin e kaluar ra nga Superliga dhe këtë stinor do të kërkojë rikthimin në elitë nga Liga e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë