Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Shfrytëzuam mungesat dhe luajtëm mbrojte të mirë

Foto: FBK

Shfrytëzuam mungesat dhe luajtëm mbrojte të mirë


3 October, 2021 @21:58

Trajneri që bëri Yllin për herë të parë kampion në Kosovës, Adis Beciragic, është shprehur të jetë i lumtur me fitoren e ekipit të tij. Të parën këtë sezon.

Mirëpo, në deklaratën e tij pas ndeshjes ai ka theksuar se ka ende për tu bërë punë me ekipin, pasi që nevojiten përmirësime në lojën e sulmit dhe të mbrojtjes.

“Prishtina kishte dy mungesa të mëdha dhe ne i shfrytëzuam ato. Kur luajtëm edhe mbrojtje të mirë, pastaj dhamë pikë të lehta. Treshe të lehta. Gjithçka ishte piskologjike pastaj,” ka thënë Beciragic pas ndeshjes për të shtuar.

TABELA AKTUALE dhe REZULTATET

“Kemi gabime në lojë në përgjithësi, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Por besoj që do t’i sjellim edhe dy lojtarë amerikanë shpejt dhe atëherë do të bëhemi shumë ekip serioz në kombimin me punën që po e bëjmë me lojtarët aktual të skuadrës,” ka bërë të ditur ndër të tjera trajneri boshnjak i suharekasve.

Përndryshe, kjo e sotmja ka qenë fitorja e parë e Yllit këtë stinor në Superligë. Ata janë kampionë aktual dhe do të garojnë gjithashtu edhe në Ligën Unike. -


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga