Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PRISHTINA

Vjen fitorja e parë e kampionit, deklason Prishtinën

Vjen fitorja e parë e kampionit, deklason Prishtinën


3 October, 2021 @19:13

Kampioni aktual i Superligës, Ylli, e regjistroi fitoren e parë të stinorit, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 95-69.

Ylli e nisi ndeshjen me një seri prej 7-0-ve dhe deri në fundë nuk e lëshoi epërsinë, ku gjatë ndeshjes e ngriti diferencën deri në 31 pikë dhe e regjistroi fitoren e parë pas 3 humbjeve rresht.

Mikaile Tmusic shkëlqeu kundër ish-ekipit të tij me 30 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, dersa u dalluan edhe Gëzim Morina me 19 pikë e 9 kërcime, Erjon Kastrati me 15 pikë, Brandon Randolph me 14 pikë, 9 asistime e 7 kërcime dhe Barret Benson me 11 pikë e 10 kërcime.

Te Prishtina u veçuan vetëm Muhameali Janjeva me 23 pikë, 9 kërcime e 6 asistime dhe Meriton Ismaili me 21 pikë e 5 kërcime.

TABELA AKTUALE

Ylli me 1 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Prishtina me 2 fitore e 2 humbje në pozitën e katërt.

Në xhiron tjetër Ylli takohet me Dritën, derisa Prishtina e pret Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga