Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JAVËN TJETËR VAZHDON BIBL

Mesjavën tjetër, Bashkimi, Peja e Prishtina në akcion

BOROZANI/ Erdis Driza/ Arkiv

Mesjavën tjetër, Bashkimi, Peja e Prishtina në akcion


4 January, 2016 @12:49

Tre skuadrat tona pjesëmarrëse në Ligën Ballkanike: kampionia aktuale e BIBL, Sigal Prishtina, gjysmëfinalistja e BIBL, Peja dhe Bashkimi debutues; do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në grupet përkatëse. 

Bashkimi luan të marten e ardhshme, ku pret në Sezai Surroi të Prizrenit, Lovçenin nga Mali i Zi. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Ndërkaq, Peja e Sigal Prishtina luajnë të mërkurën dhe atë si mysafire. 

Peja është mysafire e Levski 2014 të dobësuar së fundi, ndërsa Sigal Prishtina i shkon liderit të Grupit A, Mornarit. 

Derisa te Bashkimi e Peja nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar në skuadër, Sigal Prishtina do të ketë risi të mëdha këto ditë, ku pritet të debutojë trajneri i ri i saj, Antonis Constantinides, si dhe përforcimet e reja, Andrew Warren e Willian Kemp.



Orari i ndeshjve të ekipeve tona:

12 janar, ora 19 BASHKIMI - Lovçen
13 janar, ora 18e30 Mornar - SIGAL PRISHTINA
13 janar, ora 19 Levski 2014 - PEJA

 
Të gjitha lajmet nga