Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI I U16-shave

MH Prishtina, kampion i Kosovës për U16

Fotot: FBK

MH Prishtina, kampion i Kosovës për U16


Teksti: FBK

16 May, 2022 @13:38

MH Prishtina ka arritur tjetër sukses me gjeneratat e reja.

Pasi fitoi titullin në Superligën U18, sot ka fituar në Superligën U16 në konkurrencën e meshkujve.

Prishtinasit në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it kanë mundur Pejën me rezultat 54:61.

Në ndeshjen e parë kishin fituar 90:47.

MH Prishtina në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën e Re, ndërsa e përfundoi edicionin pa asnjë humbje të pësuar, si në garat e rregullta, po ashtu edhe në gjysmëfinale e finale të “Play-off”-it.

Medaljet i kanë ndarë Dardan Kasapolli, anëtar i Bordit të FBK-së dhe Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës, ndërsa Kupën skuadrës fituese ia dorëzoi Kasapolli.


 
Të gjitha lajmet nga Liga tjera