KAMPIONATI I VETERANËVE

Orari i kampionatit të veteranëve në basketboll
Teksti: FBK
15 November, 2022 @13:46
Të dielën do të fillojë Liga e Veteranëve të Kosovës, ku do të zhvillohet xhiroja e parë.
Në Kampionatin për Veteranë do të marrin pjesë Trepça, Ylli, Prishtina, Vëllaznimi, Peja dhe Bashkimi.
Java e parë do të zhvillohet në Therandë, për të vazhduar më pas në qytetet tjera, ndërsa në tërësi do të zhvillohen pesë xhiro. Në klubet përkatëse do të luajnë ish-basketbollistë të njohur, që sërish do të rikthehen në parket, kësaj radhe si veteranë.
FBK në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik.
ORARI DHE NDESHJET
Xhiro I:
14:00 Trepça – Ylli
15:30 Prishtina – Vëllaznimi
17:00 Peja – Bashkimi,
Xhiro II:
Ylli – Bashkimi
Vëllaznimi – Peja
Trepça – Prishtina,
Xhiro III:
Prishtina – Ylli
Peja – Trepça
Bashkimi – Vëllaznimi,
Xhiro IV:
Ylli – Vëllaznimi
Trepça – Bashkimi
Prishtina – Peja,
Xhiro V:
Peja – Golden Eagle Ylli
Bashkimi – Prishtina
Vëllaznimi – Trepça.