Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI I PARË POLAK QË FITON GARË EVRPOPIANE

Anwil Wloclawek kampion i FIBA Europe Cup 22/23

Anwil Wloclawek kampion i FIBA Europe Cup 22/23


27 April, 2023 @14:22

Skuadra polake Anwil Wloclawek është bërë kampione e FIBA Europe Cup duke e mposhtur në finale ekipin francez Cholet Basket. Ka qenë një ndeshje dramatike e kthimit, që u mbyll në fund me rezultatin 80-78 për të fituar ekipi polak me rezultatin e përgjithshëm 161-155.

Anwil

Phillip Greene u emërua MVP i finaleve, pasi që bëri mesatarisht 15.5 pikë dhe 3.5 asistime në finalet vajtje-ardhje, ndërsa çmimin e mori nga legjenda e basketbollit francez Antoine Rigaudeau. Një javë më parë Anwil Wloclawek kishte fituar në shtëpi 81-77.

Me këtë triumf, Anwil Wloclawek ëshët bërë ekipi i parë polak që fiton një garë evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga International