Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HIDHET SHORTI KUALIFIKUES PËR PEJËN | RRUGËTIMI DREJT FAZËS GRUPORE

KB Peja me kundërshtar danez në Basketball Champions League

Foto: KBPeja/ fb

KB Peja me kundërshtar danez në Basketball Champions League


5 July, 2023 @14:49

Kampionia e Kosovës në basketboll, KB Peja, do të ndeshet me ekipin danez Bakken Bears në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Kundërsthari i pejanëve u kuptua sot pas shortit të tërhequr në Mies të Zvicrës, në mëngjesin e sotëm.

Peja është në rrugën e kampionëve në kuadër të kualifikimeve dhe do të duhet të kalojë tre kundërshtarë për të siguruar fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Ndeshjet kualifikuese luhen në formë turneu, ku me një lojë ekipi nga çerekfinalja siguron gjysmëfinalen e pastaj në finale duhet të fitojë për të arritur fazën grupore.

Kështu, rruga e Pejës drejt fazës grupore do të kalojë përmes Bakken Bears fillimisht. Nëse eliminojnë danezët, Peja do të ndeshet me fituesin e duelit Kalev/Cramo (EST) - Norrkoping Dolphins (SWE) në gjysmëfinale. Pas kësaj do të ndeshet me më të mirin e anës tjetër ku luajnë Benfica (POR) - Tbilisi (GEO) dhe Patrioti Levice (SLK) - AEK Larnaca (CYP).

“KB Peja në ndeshjen e parë kualifikuese do e luaj kunder kampionit të Danimarkes, Bakken Bears.
“Arushat” janë kampion të shumëfishtë në Danimarkë dhe fitues të rregullt të Kupës shteterore. Gjithashtu, ata kan pervojë të madhe në garat evropiane.
KB Peja së bashku me 7 klube tjera kampione te vendeve të tyre përkatëse janë pjesë në “Champions Path” ose ndryshe “Rruga e Kampionëve” ku fituesi merr bileten për fazen e grupeve.
Turneu i kualifikimeve zhvillohet me 28 Shtator deri me 1 Tetor në Antalia të Turqisë.”
- ka shkruar njoftimi i ekipit për shortin.

Nëse Peja arrin dhe fiton finalen e saj në Antalya atëherë shorti për fazën grupore të garës do të hidhet, kurse ndeshjet do të nisin më 17 tetor.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga