Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE KAMPIONI

Ish-lojtari i Pejës e Prishtinës, zbarkon te Ylli

TOPSPORTI/ Arkiv/ A. Paçarizi

Ish-lojtari i Pejës e Prishtinës, zbarkon te Ylli


24 July, 2022 @14:11

Basketbollisti amerikan, që luan në pozitën një, Malcolm Armstead, është përforcimi i radhës te kampioni i dyfishtë i Kosovës, KB Ylli.

Ekipi suharekas ka zyrtarizuar mbrëmë njoftimin lidhur me prurjen e re në klub, ndërsa Armstead nuk është risi në Superligë, pasi që më parë ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës dhe Pejës në Superligë.

Përndryshe, angazhimi i Armstead nuk bllokon numrin e të huajve, pasi që ai është amerikan i natyralizuar dhe ka pasaportë të Kosovës, pasi që ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës.

Malcolm Armstead @ Ylli

Së fundi, 32-vjeçari amerikano-kosovar ka qenë pjesë e ekipit të Ligës së Dytë greke, Kavala. Ai është pjesë e Kavalas që nga fillimi i sezonit 2021/22. Më 1 gusht, ai do t’i mbush të 33-tat.

Në stinorin e fundit në A2 të Greqisë me Kavalën Armstead ka pasur mesatare prej 12.7 pikëve për nndeshje, 4.7 kërcimeve dhe 6.1 asistimeve.

“Pjesë e klubit do të jetë edhe amerikani me pasaportë të Republikës së Kosovës Malcolm Armstead, i cili ka përvojë në Superligën e Kosovës dhe gjithashtu në ligat ndërkombëtare,” - ka shkruar njoftimi i KB Ylli lidhur me Armsteadin, që pritet të mbulojë pozitën e liruar nga Erjon Kastrati që shkoi te Trepça.

Te Ylli ai do të ribashkohet me Širkon, me të cilin kanë qenë pjesë e KB Peja dikur (2019/20).

Ylli këtë stinor do të marrë pjesë për herë të parë në gara evropiane të nivelit të lartë, Basketball Champions League, që organizohet nga FIBA Europe. Aty suharekasit do të ndeshen me Benficën e Lisbonës, për të kërkuar kualifikimin tutje në garë.

Ndërkaq në Superligë, do të kërkojnë mbrojtjen e titullit kampion dhe hat-trickun e titujve.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike